LajmeMaqedoni

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Pavlina Crvenkovska dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita kryetare e këshillit gjyqësor. Dorëheqjen e deponoi para fillimit të seancës së 421të të këshillit, informon Zhurnal.

” E njoftoi opinionin se jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita kryetare e këshillit gjyëqsor të RMV-së. Menjëherë pas zgjedhjes sime filloi hajkë mediatike me qëllim të jap dorëheqje sepse përzgjedhja ime nuk përputheshte ndaj një grupe e elitës biznes-gjyqtarëve. Deri sot haja nuk është ndërprrerë përmes plasimit të informatave të rreme nga gazetarë e në vazhdimësi janë zvarritur proceset e brendshme në këshill, të cilat janë me rëndësi të veçanët për detyra të suksesshme dhe për funksionimin e gjyqësorit”, thuhet në arsyen e dorëheqjes.

Siç potencon Crvenkovska, është për të ardhur keq që në vend se të përkushtohemi në reforma dhe aktivitete të përbashkëta dhe të përmirësojmë gjendjen në gjyqësor, për dikë më e rëndësishme është si të më sulmojnë dhe të dëmtojnë projektet./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button