LajmeMaqedoni

Sot aktvendimi për vrasësit e Denis Tot, a do të dënohen edhe ato me nga 19 vite burg si të rinjtë shqiptar?

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të shqiptohet aktvendimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, informon Zhurnal.

Për veprën penale vrasje ngarkohen të akuzuarit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski. Siaps aktakuzës, ato akuzohen se më 7 prill para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup, deri në vdekje e kanë rrauhr një shtetas kroat.

Në seancat e mëparshme, të akuzuarit janë shprehur si të pafajshëm për veprën që u ngarkohet. Sipas avokatëve të mbrojtjes, të akuzuarit duhet të dënohen vetëm për përleshje dhe jo për vrasje.

Ngelet të shohim sa vite burg do të marin vrasësit e Denis Tot, meqenëse akuza ndaj tyre është më e lehtë krahasuar me akuzën që u ngarkuan dhe dënuan të rinjtë shqiptar, Besir Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha. Dy rastet ishin plotësisht të njejta, madje kjo e Denis Tot ishte më e rëndë meqenëse ai vdiq të nesërmne, e Nikolla Sazdovski pas 20 ditëve, që do të thotë se Denis Tot është rrahur edhe më rëndë se Sazdovski marë parasysh se ka vdekur për 1 ditë. Por Prokuroria nuk e sheh të arsyeshme që t’i ndjekë të akuzuarit me veprën penale Neni 123 paragrafi 2 e cila parasheh dënim me burg prej së paku 10 viteve, por ato ngarkohen për vepër penale neni 123 paragrafi 1 e cila parasheh së paku 5 vite burg.

Show More

Related Articles

Back to top button