LajmeMaqedoni

Ulet numri i lindjeve, vdekjeve, martesave dhe shkurorëzimeve

 Në tre mujorin e dytë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4956 fëmijë të lindur e në krahasim me të njejtën periudhë gjatë vitit të kaluar, ka një ulje prej 3%.

Numri i personave të vdekur ka shënuar ulje prej 28,9%, gjegjësisht kanë vdekur 5145 persona prej të cilëve 12 foshnja të sapolindura.

Ndërkohë janë kurorëzuar gjithsej 4614 çifte e kjo shënon ulje për 5,1% në krahasim me periudhën e njejtë nga viti 2021.

Gjithashtu, gjatë muajve prill-qershor 2022, janë regjistruar 314 shkurorëzime, që paraqet 13% ulje në krahasim me tremujorin e njejtë nga viti 2021./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button