LajmeRajon

Kurti thotë se edhe pas 23 nëntorit ka serbë që konvertojnë targat në RKS: Dialogun s’e kam prioritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës që edhe pas datës 23 nëntor ka serbë që konvertojnë targat në RKS.

Kurti po ashtu ka thënë se nuk duhet ta vetë-mashtrojmë vetën, sipas tij ka serbët u dorëhoqën me urdhër të Beogradit dhe sipas tij edhe betimin e kishin bërë me urdhër të Beogradit.

Në interpelancën në Kuvend, Kurti tha se dialogu për të s’është as numër tre në listën e prioriteteve të tij.

“Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu s’është as prioriteti numër një, as prioriteti numër dy, njësoj qysh e kam thënë para një viti e gjysmë”, tha Kurti.

“Pra, nëse e shikoni sa orë të punës si kryeministër merrem me dialogun, nuk është në tri të parat prioritet”.

“Mbi 200 kanë vazhdu regjistrimin, regjistrimin me tabelat RKS, mendje ka edhe pas datës 23 nëntor”, ka thënë Kurti.

“Ka pasur të dorëhequr sepse i ka urdhëruar Beogradi, kjo tregon që edhe betimin e kanë dhënë me urdhër të Beogradit”, ka thënë Kurti.

Ai tha se nuk duhet të mendohet se gjendja në Veri ka qenë normale për shkak se ka pasur serbët të cilët kanë punuar në institucione.

Kurti po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë në Veri të Kosovës për ta ruajtur rendin dhe ligjin.

“Policia e Kosovës është e pandalshme, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës”, ka thënë Kurti teksa duartrokitej nga disa deputetë. 

Show More

Related Articles

Back to top button