Presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferrero raportohet se do ta thërrasë Alessandro Del Piero për t’u rikthyer në klub për të ndihmuar Federico Cherubinin dhe Max Allegrin në menaxhimin e zonës sportive.
Bordi i ri i drejtorëve të Juventusit do të krijohet më 18 janar 2023, pasi anëtarët e mëparshëm të bordit dhanë dorëheqje të hënën e kaluar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, legjenda e klubit Alessandro Del Piero mund të emërohet në bordin e ri pasi presidenti Ferrero dhe kryetari i Exor John Elkann po planifikojnë të rithirrin ish-numrin.10 në klub, duke i ofruar atij një rol operativ, përcjellë KosovaPress.
Në letër, Del Piero duhet të zëvendësojë Pavel Nedved-in, ish-zëvendëspresidentin që dha dorëheqjen të hënën, së bashku me pjesën tjetër të bordit.
Del Piero mund të zëvendësojë Nedvedin duke u bërë zëvendëspresident i Juventusit, por bisedimet me ish-nr.10 nuk kanë filluar ende.