LajmeMaqedoni

Transportuesit privatë nesër nga ora 6 e mëngjesit do ta bllokojnë sërish Shkupin

Shkupi nesër sërish do të jetë nën bllokadë, pasi sot kompanitë private njoftuan se do të bllokojnë bulevardin Ilinden, nga Qeveria deri në kryqëzimin me bulevardin “8 Shtatori”. Kështu bëri të ditur Lenin Jovanovski nga “Sloboda Prevoz” në konferencën e sotme për media.

Bllokada do të jetë me 200 autobusë që do të zënë vetëm korsinë e djathtë të bulevardit që përfshin selinë e Qytetit të Shkupit. Qëllimi është që me Qytetin e Shkupit të gjendet një zgjidhje për borxhin ndaj kompanive private “Sloboda Prevoz” dhe “Mak Express”. Bllokada është planifikuar të fillojë në orën 6 të mëngjesit.

Jovanovski nuk tha se kur do të përfundojnë bllokadat, gjegjësisht ka paralajmëruar se nëse nuk gjendet zgjidhje, mund të ketë bllokadë edhe për fundjavë.

Show More

Related Articles

Back to top button