LajmeMaqedoni

Ramadani: Nëse VMRO-ja dhe Levica vazhdojnë të kërkojnë 61 deputet, do të bien në kurthin e nacionalizmit anti-shqiptar

Bllokimi i ndryshimeve Kushtetuese nga ana e opozitares VMRO-DPMNE po bëhet për interesa partiake të Hristijan Mickoskit. Kështu vlerëson ish-deputeti dhe analisti politik Ismet Ramadani. Sipas tij, Mickoski po kërkon që të marrë garanca nga ndërkombëtarët për ardhjen e tij të mundshme në pushtet.

“Me kalimin e kohës po del në pah se VMRO-DPMNE për ndryshimet në Kushtetutë po kërkon garancë nga jashtë për ardhjen e saj të mundëshme në pushtet. Pra, nuk bëhet fjalë për patriotizëm të sinqertë, respektivisht për ndonjë interes madhor nacional maqedonas, por për interes të ngushtë partiak. Mickoski në vazhdimësi paralajmëron qëndrime që nuk përkojnë me situatën reale dhe janë anakrone si ndaj politikës së brendshme ashtu edhe asaj të jashtme. Ai vet dhe klika e tij nuk i bëjnë vlerësimet ndaj gjeopolitikës dhe nuk e kanë parasysh faktorin shqiptar si përcaktues në integrimet europiane. Prandaj, në ecje do të ballafaqohen me presione nga të gjitha anët për obstruksionet që i kanë menduar krejtësisht gabimisht”, deklaroi Ramadani për Indeks.mk

Sipas tij, pa marrë parasysh pjesëmarrjen apo jo të ASH-së në Qeveri, është e sigurt se partitë shqiptare mirë i peshojnë qëndrimet ndaj kushteve që sigurojnë integrim në BE dhe ndaj kërkesave që e pengojnë anëtarësimin në BE.

“VMRO-DPMNE nëse vazhdon bashkë me LEVICEN të kërkoj 61 deputet do të bie në kurthin e nacionalizmit antishqiptar që do ju kushton shumë në skenën politike të brendshme dhe ndërkombëtare. Konceptet prorusе janë çështje pa asnjë shansë për të ndaluar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, theksoi analisti Ismet Ramadani.

Show More

Related Articles

Back to top button