LajmeMaqedoni

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Sfidat kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian dhe barazia gjinore në rajon, leksionet e mësuara nga zbatimi i Konventës së Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të KB-së për eliminimin e dhunës ndaj grave (25 nëntor), janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në Konsultimin rajonal të sotëm që do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Konsultimi Rajonal, njoftuan nga MPPS, zhvillohet pas takimit rajonal të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet.

Siç informuan nga MPPS, krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Konsultimin Rajonal do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do ta hapë Radmilla Shekerinska, nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë me fjalim në temën “Populizmi dhe integrimi në BE – barazia gjinore si test lakmusi”.

Këshilli Këshilldhënës i Rrjetit për Çështje Gjinore për Evropën Qendrore dhe Lindore, siç është paralajmëruar, do ta mbajë mbledhjen e tij vjetore përfundimtare pas ngjarjes. Takimi i është kushtuar shqyrtimit të Platformës Rajonale për Barazi Gjinore (e nënshkruar në vitin 2015).

Show More

Related Articles

Back to top button