Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është nisur për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, njofton tvklan.al.