LajmeRajon

Dodik pro-rusi: Nuk lejoj që Bosnja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lideri nacionalist dhe pro-rus i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se “Republika Srpska”, s’do të lejojë kurrë që BeH ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti ka probleme me legjitimitetin e tij, ndërsa është shprehur se “Kosova nuk do ta lejojë kurrë Republikën Srpska brenda Kosovës”.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin, dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, janë gjithashtu pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, tha Dodik pro-rusi.

Sipas tij, shqiptarët janë “separatistë” dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është ai që duhet të thotë nëse BeH është e kënaqur apo jo me Republikën Srpska – kjo nuk është punë e tij”, duke shtuar se “Kurti mendonte se ishte një mesia që mund të thoshte gjithçka dhe gjithçka”.

Ndryshe, Dodik njihet për deklaratat e tij irridentiste dhe vlen të përmendet se më gjashtë janar të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të BeH-së.

Show More

Related Articles

Back to top button