LajmeRajon

Osmani: Rugova, ideator i shtetit të Kosovës

Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Kështu ka shkruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se udhëheqja e Ibrahim Rugovës ‘është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë’.

Ish-presidenti Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, derisa ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006.

Show More

Related Articles

Back to top button