Goli i dytë i shënuar nga Japonia përballë Spanjës, që çoi “samurajt” në turnin tjetër të Botërorit duke lënë jashtë Gjermaninë, ngjalli mjaft debate tek të gjithë sportdashësit në mbarë botën.
A ishte topi jashtë loje, apo jo? Kësaj dileme i kanë dhënë fund UEFA dhe FIFA duke e konfirmuar totalisht të rregullt golin e Tanakas, pasi topi nuk ka qenë tërësisht jashtë vijave të bardha.
Sensorët e vendosur në top tregojnë se edhe pse disa milimetra, topi ka prekur vijën, që do të thotë se aksioni ishte totalisht i rregullt dhe goli ka qenë i merituar për skuadrën japoneze.