Qindra shqiptarë bllokuan sonte rrugët në Kumanovë duke festuar për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Me flamuj kuq e zi, këngë e valle, të rinj dhe të reja kumanovarë iu gëzuan fitores së zviceranëve, por edhe Ardon Jasharit nga Kumanova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Në terren kanë dale edhe policë të shumtë, të cilët nga kamera e Klan Maqedoni janë kapur duke shënuar në blloqet e tyre.