LajmeMaqedoni

Në Uashington vazhdon dialogu strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA

Në Uashington vazhdon dialogu strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në të cilin deri më tani u mbajtën disa sesione në të cilat u hapën temat e interesit për bashkëpunim mes dy shteteve.

Në pjesën e dytë të dialogut që pason do të mbahen panelet për sundim të së drejtës dhe sundimit të mirë, tregtisë dhe investimeve. Pritet të bëhet edhe ndërthurja e bashkëpunimit bilateral.

Dialogu strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së paraqet ndërtim të partneritetit strategjik mes dy vendeve  dhe hapë kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, si dhe kornizë konkrete dhe definim të bashkëpunimit në periudhën që pason.

Pas fjalimeve hyrëse të shefave të delegacioneve, Bujar Osmani dhe Karen Donfrid, u mbajtën edhe panelet për nismat rajonale, ndërlidhjen e qytetarëve, sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe panelin për energjetikë dhe mjedis jetësor. Në mënyrë adekuate me temat të cilat i mbulojnë panelet, krahas ministrit Osmani, paraqitje të veta patën edhe ministrat e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, kumtoi MPJ.

Në kuadër të dialogut ishin shqyrtuar gjendjet dhe përparimi i vendit rreth të gjitha temave, si dhe roli dhe mbështetja të cilën SHBA-ja e siguron në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. U harmonizuan një numër i madh i temave, të cilat pas përfundimit të dialogut do të bëhen pjesë e deklaratës së përbashkët mes Maqedonisë së veriut dhe SHBA-së

Show More

Related Articles

Back to top button