Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larsson Jain, me të cilën ka biseduar për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në zonën euroatlantike dhe forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës.
Në takim, ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet plotësisht anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO, gjë që konfirmohet edhe përmes protokollit tashmë të ratifikuar për anëtarësim të këtij vendi nordik në Aleancë.
“Më 27 korrik, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi protokollin e anëtarësimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Është një hap vendimtar që do të forcojë sigurinë e të dy vendeve dhe të zonës euroatlantike. Me Suedinë në NATO, Aleanca është më e fortë, ndërsa qytetarët në vendet anëtare janë më të sigurt”, tha Ministrja.
Petrovska tha se tani është momenti që të dyja vendet të punojnë në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, së shpejti dy shtete aleate në NATO./Telegrafi/