LajmeSport

Barcelona prezanton fanellën e re për ndeshjet si vendase në sezonin 2022/23

Barcelona ka prezantuar fanellat e reja si vendase për edicionin 2022/23.

Prezantimi i fanellave u bë në faqen zyrtare të klubit spanjoll në rrjetet socale.

Fillimisht Barcelona ka prezantuar fanellat e reja, të cilat do të përdoren për ndeshjet e saj si vendase.

Fanella e re e Barcelonës është me ngjyrë të kaltër të mbyllët, me vijat e ngjyrave tradicionale kuq dhe kaltër normal.

Kjo fanellë e re e gjigandit spanjoll është si e ngjashme me atë të sezonit 2002/2003, në kohën e Ronaldinhos, Decos e Eto’s.

Fanella është prezantuar nga dy talentet e mëdhenj të Barcelonës, Pedri dhe Ansu Fati.

Kujtojmë se, Barcelona e ka mbyllur këtë edicion pa asnjë trofe të fituar. /Zeri.info/

Show More

Related Articles

Back to top button