LajmeRajon

Daçiq: Marrëveshja me Kosovën mund të arrihet qysh nesër, nëse do Prishtina

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk beson se deklarata për respektimin e të gjitha marrëveshjeve, e cila do të bëhet në samitin në Tiranë, do ta siç siç thotë “ndërgjegjësojë Prishtinën për respektimin dhe përmbushjen e obligimeve që kanë nënshkruar”.


“Është bindja ime personale, dhe mendoj se e ndajnë shumë në Evropë dhe botë, se asgjë nuk do të ndryshojë derisa të jetë Albin Kurti në pushtet”, tha Daçiq në televizionin Prva.

Sipas kryediplomatit serb “ata mund të arrijnë marrëveshje që nesër, nëse Prishtina do ta dëshironte, sepse Prishtina është pengesa më e madhe”.

“Duhet të bëjmë një politikë të tillë që askush të mos na akuzojë për shkakun tonë, theksoi Daçiq dhe shtoi se është i sigurt se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në samitin e Tiranës nuk do t’i ndryshojë “as edhe një grimë” qëndrimet e tij të shprehura për çështjen e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button