Ligji për Marrëdhëniet e Punës në Maqedoninë e Veriut parasheh të drejtën e regresit vjetor apo e ashtuquajtur si “rroga e 13-të” , për të gjithë të punësuarit që kanë kryer së paku gjashtë muaj përvojë pune të vazhdueshme me punëdhënësin në vitin aktual, pavarësisht nëse punëmarrësi është i regjistruar në kompani për një kohë të pacaktuar apo të caktuar.
Këtë vit K-15 duhet të jetë 12.740 denarë dhe duhet të paguhet deri në fund të këtij muaji. Gjobat për kompanitë janë të larta.
Regresi për pushim vjetor lidhet me të drejtën e punonjësit për të përdorur pushimin vjetor.
Për punëdhënësit që nuk i paguajnë punonjësit e tyre pagesën e pushimit, ligji parashikon gjobë deri në 4000 euro, nga të cilat 2000 deri në 3000 euro për kompaninë dhe 500 deri në 1000 euro për personin përgjegjës në të.