Në SPB Shkup sot në mëngjes rreth orës 09:45 është denoncuar se në adresën elektronike të nëntë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e shpërthimit.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po bëhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, informuan sot nga MPB-ja.
Edhe nga BPRMV gjithashtu, sot rreth orës 10:10 është denoncuar se në adresën elektronike është dërguar një kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.
Nga MPB-ja theksojnë se janë marrë menjëherë masat e nevojshme për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.