LajmeMaqedoni

Shtyhet seanca për Spitalin modular në Tetovë

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës informon Tetovasot
Ajo do të mbahet më 27 dhjetor.
Seanca shtyhet për shkak të dëshmive të pa mjaftueshme nga prokuroria pasi avokatët kërkuan një gjë të tillë.

Sot u mbajt seanca e katërt para gjykatësit Jordan Velkovski për Ish-drejtorin e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtorin ekonomik i Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësin e qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik .

Deri më tani janë anuluar disa seanca për këtë çështje ndërsa gjykimi për spitalin modular nisi më 6 shtator.
Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës.
Ndryshe nga zjarri në Spitalin e Tetovës më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona dhe pati disa të lënduar.Tetovasot

Show More

Related Articles

Back to top button