LajmeMaqedoni

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.A. nga Tetova me qëndrim të përkohshëm në Gostivar i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Alsat.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje mbrëma (06- dhjetor) rreth orës 22:30 në Gostivar e kanë privuar nga liria personin A.A. (41) nga rrethina e Tetovës me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij e pakurorëzuar se e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button