Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konfirmoi se mëngjesin e sotëm ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në nëntë shkolla dhe në Bankën Popullore sipas të njëjtit modus, që është pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride që po bëhet, jo vetëm në vendin tonë.
“Ky është një shembull klasik i kërcënimeve hibride. Fatmirësisht, këto janë sulme që vijnë në mënyrë elektronike, gjegjësisht raporte, dhe se siguria absolutisht nuk është e cenuar, veçanërisht duke pasur parasysh se BPRM-ja është e siguruar 24 orë në ditë”, tha Spasovski, pas vizitës dhe takimeve të sotme në SPB – Strumicë.
Ai tha se është konstatuar se po merren masa maksimale, me partnerët strategjikë për të dëshmuar çdo aspekt.
“Shqetësimi është i madh, por qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijojë trazira te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikojë në institucionet, të shpërdorojë shërbimet e sigurisë në vend. Policia dhe të gjitha shërbimet që janë të përfshira në atë pjesë punojnë me efikasitet. Ne kemi kontrolle të shpejta që i kemi apo udhëzime tashmë, jo vetëm në shkolla dhe në institucionet tjera se si të veprohet në një rast të tillë”, sqaroi Spasovski.
Duke vënë në dukje se në shumë shtete tashmë janë ndryshuar protokollet në të cilat është përcaktuar shkalla e realitetit të kërcënimit para se të merren masa, ministri Spasovski informon se tashmë janë zhvilluar diskutime me Komitetin Nacional për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe pret që të merret veprime me të cilat do të ndryshohen protokollet.