LajmeMaqedoni

Parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Gjatë ditës së sotme nga MPB njoftojnë se në vendkalimin kufitar ”Dojrani i Vjetër” policia ka parandaluar kontrabandë të cigareve nga Greqia.

“Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ”audi A8” me targa regjistrimi të Malit të Zi, i drejtuar nga S.P. (66) nga Republika e Greqisë, në vende të posaçme, të ndara, janë gjetur 1.250 pako të cigareve për të cilat nuk ka poseduar dokumentacion. Automjeti dhe cigaret janë sekuestruar nga ana e Drejtorisë së Doganave për procedurë të mëtejme”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button