Një aksident trafiku më fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në rrugën Arllat-Malishevë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur.
Ndërsa, pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Aksident i rëndë në rrugën Arllat – Malishevë, një i vdekur
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arrite të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”- ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.