Rijaseti i BFI-së duke u bazuar në nenin 3 pika 17 të Kushtetutës së BFI-së, edhe këtë vit organizon udhëtim për kryerjen e Kushtit të pestë islam – Haxhit. Komisioni Qëndror i Haxhit 2022 pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, në bazë të analizave të bëra, faktorëve, të cilët ndikojnë në çmimin e arazhmanit të Haxhit, vendosi me sa vijon:
– Çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit 1443 H – 2022, është 5.700,oo euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të mesem të Bankës Popullore të RМV në ditën e pagimit.
Në çmim përfshihen:
– Viza dalëse,
– Procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit,
– Vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojtje shëndetësore,
– Biletat dykahshe të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta.
– Qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mina,
– Ushqimi (gjatë qëndrimit në hotele)
– Ihrami dhe Kurbani
– Të gjitha taksat e haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite,
– Nisja planifikohet më: 27 , 29 dhe 30. 06. 2022, (Shkup-Xhidde)
– Kthimi planifikohet më: 21 , 22 dhe 25. 07. 2022, (Medina-Shkup)
Ju informojmë se regjistrimi për Haxh 2022 ka përfunduar nga se është plotësuar kuota e caktuar për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite.
Komisiomi Qëndror i Haxhit pranë
Rijasetit të BFI-së në RMV