U.d. për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ditë më parë njoftoi opinionin publik se data e mbajtjes së kongresit për zgjedhjet e kryetarit të partisë do të zhvendoset për më 24 dhjetor dhe jo siç u paralajmërua më herët më 17 dhjetor. Kjo për shkaqe teknike.
“Për shkaqe teknike, kongresin e zhvendosëm prej 17 dhjetor, më 24 dhjetor. Do të mbahet në Pallatin e kulturës në Tetovë, prej ora 12:00. Pallati i Kulturës ishte i zënë më 17 dhjetor, e vendosëm për shtatë ditë më vonë.” – deklaroi Taravari.
Me 1.865 nënshkrime, u.d. kryetari aktual i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari më 2 dhjetor, dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar partie. Deri më tani, Taravari nuk ka kundër kandidat dhe me gjasë do të garojë i vetëm. /Nistori/