LajmeMaqedoni

Emra të rinjë nga Maqedonia në “ Listën e Zezë” Amerikane ,pritet të ndodh ?!

 Në “ Listën e Zezë” të rinovuar të Departamentit të  Shtetit Amerikan ,publikimi   i të cilës pritet sot në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, ka gjasa të ketë emra të rinjë nga Maqedonia

Uashingtoni paralajmëron sanksione të reja për funksionarë të korruptuar, gjithkund në botë. Lista e zezë e administratës amerikane si një nga instrumentet që i përdorë Vashingtoni në luftën kundër korrupsionit, ka gjasa të azhurohet edhe me persona nga sektori juridik nga vendi jonë, por edhe me persona të lidhur me struktura politike të cilët deri tani ishin të paprekshëm.

 Edhe pse ende nuk dihet qartë se çfarë do të punojë ky ekip, të gjithë politikanët nga pushteti ose nga opozita, shpejtuan të përshëndesin veprimin e SHBA-ve dhe të shprehin angazhime të tyre publike për luftën kundër korrupsionit.

Azhurimi i listës së zezë nga Maqedonia me emra të rinjë do të mund të ishte edhe një mesazh i fuqishëm për vendossmërinë e SHBA-ve të hapin front të fuqishëm në luftimin e kësaj të keqe, pasi autoritetet lokale dështuan.\INA\

Show More

Related Articles

Back to top button