LajmeMaqedoni

Kërcënim me bombë në East Gate Mall, punonjësit evakuohen

Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore

Ndryshe, sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antiterrorist janë në terren dhe po kontrollojnë këto kërcënime.

Deri më tani, të gjitha kërcënimet me bombë kanë rezultuar të rreme./Faktiditor.ch/

Show More

Related Articles

Back to top button