LajmeRajon

Petkoviç: Sot e nesër, Vuçiq do të ketë njoftime të rëndësishme

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovë” në Serbi, Petar Petkoviç, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të ketë takime dhe njoftime të rëndësishme sot dhe nesër dhe se ai do ta informojë publikun rreth vendimeve dhe për çdo gjë që Serbia është pajtuar dhe që do të bëjë kur të vie koha.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të sigurar paqen dhe stabilitetin, por ne e kemi bërë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe kur flitet për Kosovën”, tha Petkoviç.

Ai nënvizoi se askush nuk mund t’i dëbojë, kërcënojë dhe sulmojë popullin serb në Kosovë dhe Serbia e ka bërë këtë të qartë drejt shumë përfaqësuesve ndërkombëtar. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button