LajmeRajon

Kurti: Nëse Serbia e do asociacionin, ta njoh pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve ka thënë se po të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, prioritet i serbëve do ta kishin zbatuar “me ata që e kanë nënshkruar”.

Kurti ka thënë se po ta donte Serbia, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do ta njihte pavarësinë e Kosovës, duke shtuar atë si armë kundër Kosovës.

“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”.

“Është shumë e qartë se nuk e duan asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti. /EO

Show More

Related Articles

Back to top button