Zoran Zivkoviq, ish-kryeministër i Serbisë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq, ka folur për deklarimet për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe deklaratat që vlerësojnë se Kosova “është pjesë e Serbisë”.
Në një intervistë për gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano”, Zivkoviq, që ishte shkurtimisht kryeministër i Serbisë, ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën si pasojë e luftës në vitin 1999.
I pyetur nga gazeta se në opinion e tij a “duhet të konsiderohet Kosova ende pjesë e Serbisë?”, Zivkoviq ka pasur qëndrim të qartë.
“Kosovën, fatkeqësisht, e kemi humbur në luftën e vitit 1999, një luftë e humbur kundrejt NATO-s. Ajo luftë erdhi si pasojë e politikave të sëmura dhe pa sens të ish-diktatorit, Sllobodan Millosheviq… Kështu Kosova u humb në luftë dhe vetëm nëpërmjet një lufte mund realisht të kthej kompozimin original të Serbisë. Ajo luftë do të ishte një luftë e re me NATO-n dhe ne, sigurisht, do ta humbnim atë”, theksoi ai.