LajmeRajon

Daçiq: Serbia do të ndryshojë qëndrimin ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se vendi i tij do të ndryshojë qëndrimin ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për marrëdhëniet Serbi-Kosovë në një kanal televiziv vendor, Daçiq tha: “Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, do të ketë ndryshime të caktuara në qëndrimet tona lidhur me këtë situatë”.

Daçiq tha se nëse KFOR-i bën pjesën që i takon, nuk do të ketë asnjë problem dhe theksoi se “hapat e njëanshëm” të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk duhet të tolerohen.

Duke nënvizuar se hyrja e Kosovës në OKB dhe siguria e serbëve në Kosovë është “vijë e kuqe” për Serbinë, Daçiq tha: “Nuk do të lejojmë të përsëritet një pogrom nëse askush nuk mund të garantojë sigurinë e popullit tonë”.

Show More

Related Articles

Back to top button