Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë i kryesuar nga Ministrja, Teodora Gençovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, vizita realizohet me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Vizita, kumtojnë nga MPJ-ja, është në funksion të dialogut ndërmjet dy ministrive për adresimin e çështjeve të hapura bilaterale, në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, si dhe çështjet lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.