LajmeSport

BOTËRORI, IKIN EDHE DY TRAJNERË/ LOUIS VAN GAAL DHE TITE LARGOHEN PAS DËSHTIMIT NË KATAR

Louis Van Gaal largohet nga Holanda pas eliminimit nga Botërori. Argjentina bëri që trajneri i Holandës të japë dorëheqjen disa orë pas përballjes në Katar, ku skuadra doli me barazim 2-2 nga minutat e rregullta, por u mund me penallti.

Tashmë nga 1 janari në krye të Holandës do të ulet Ronald Koeman.

Ndërkohë edhe Brazili largoji trajnerin Tite. Pas eliminimit befasues nga Kroacia me penallti 4 me 2, në konferencën e shtypit Tite konfirmuar se nuk do të drejtojë më skuadrën.

Tite ka qenë në drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit që prej vitit 2016. Ai e udhëhoqi ekipin brazilian në 81 ndeshje, ku fitoi 60 prej tyre, 15 doli barazim dhe humbi 6.

Megjithatë akoma nuk është vendosur se kush do të jetë zëvendësuesi i tij për të udhëhequr yjet Brazilian.

Show More

Related Articles

Back to top button