LajmeSport

Vendim drastik, FIFA pezullon arbitrin Mateu Laoth

Ndeshja e fundit e Kupës së Botës që Mateu Laoth ka fishkëllyer ishte ajo mes Argjentinës dhe Holandës.

Arbitri spanjoll ka kontribuar me vendimet e tij që çerekfinale duke humbur kontrollin disiplinor dhe duke shpërndarë gjithsej 17 kartona të verdhë.

Kështu pasi arriti të shkaktojë protesta nga të dyja palët (me Lionel Messin që theksoi se nuk kishte nivelin e duhur për t’u emëruar në një ndeshje të tillë dhe duke shmangur të thoshte më shumë për të mos u ndëshkuar ), FIFA e dërgoi atë në shtëpi.

E ndërsa hetimi që ka nisur tashmë për atë që ndodhi në lojë po vazhdon, ai është përjashtuar nga gjysmëfinalet dhe finalet e kompeticionit. /G.D albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button