LajmeSport

“Adidas” prezantoi topin e ri për sfidat e gjysmëfinales dhe finales

Me përcaktimin e 4 kombëtarëve më të mira në “Katar 2022”, kompania e mirënjohur “Adidas” ka prezantuar topin e ri, me të cilin do të luhen sfidat e gjysmëfinales dhe finalja e madhe e datës 18 dhjetor.

Topi i ri quhet “Al Hilm” (i përkthyer në shqip ëndrra) dhe dallimi me topin e përdorur deri më tani është ngjyra, pasi për topin që do të përcaktojë fituesit, “Adidas” ka përzgjedhur ngjyrën e “fitores” (flori), duke i shtuar detaje simpatike, këtij kompeticioni madhështor.

Show More

Related Articles

Back to top button