Transportuesit privatë vazhdojnë protestën e tyre duke mbajtur të bllokuar bulevardin “Ilinden” rreth qytetit të Shkupit. Kjo pasi kërkesës së të tyre për takim nuk i është përgjigjur kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Transportuesit kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojnë se ky i fundit për dallim nga Arsovska do të gjej kohë për të dëgjuar hallin e tyre. Ndryshe protestuesit nuk përjashtojnë radikalizimin e protestave, por pa mos saktësuar se për çfarë hapa konkret bëhet fjalë.