GostivarLajme

Hapet salloni i ri i mobilerisë “Home Design Furniture”

Mobileria “Home Design Furniture” në Gostivar ka lokacion të ri. E vendosur në rrugën “Sedek Kostoski” përballë hekurishtes “Lama”, ajo sjell mobilje dhe aksesor nga modelet e fundit në treg. Hapja solemne e sallonit të ri është bërë me ceremoni fetare.

Më pas të pranishmit u njoftuan për së afërmi me gamën e gjerë të produktet cilësore dhe me çmime të volitshme që i ofron “Home Design Furniture”. Showroomi i “Home Design Furniture” përfshin një sipërfaqe të madhe tre katëshe, ku me komoditet mund të shihen të gjitha llojet e mobiljeve duke filluar me garniturat për dhomat ditore, komodinat, tavolinat e bukës dhe dhomat e gjumit për të rritur dhe fëmijë. Pronari Mirsad Tahiri nga fshati Çegran, i cili këtë profesion e ushtron mbi dhjetë vite, tha se me qëllim që të gjithë blerësit të shijojnë cilësinë dhe komforin e garantuar në suaza të buxhetit të tyre “Home Design Furniture”, do të ofrojë spektër të gjerë të produkteve me çmimet më të mira në treg. Të gjithë adhuruesit e mobileve dhe artikujve të kualitetit të lartë, në “Home Design Furniture” mund të gjejnë gjithçka deri në detajin e fundit me çmimet më të volitshme dhe kualitet superior.

Show More

Related Articles

Back to top button