LajmeMaqedoni

Organet kompetente të shtetit, shtojnë nga atje, po bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin e zjarrvënës së qëllimshme në hyrje të shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir.

“Ky sulm vandal është një tjetër dëshmi se ka shumë aktorë që janë kundër progresit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Ky krim nuk është kryer rastësisht në këtë ditë, kur dy vendet do të kenë dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Organet kompetente të shtetit, shtojnë nga atje, po bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal.

Mëngjesin e sotëm është djegur Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir.

Show More

Related Articles

Back to top button