Kandidati për president, gjenerali Bajram Begaj i është drejtuar sot në mesditë Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, aty është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili miratoi me 37 vota propozimin e Begajt për president.
Gjeneral-majori ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të Shtapit të përgjithshëm të Shqipërisë dhe pritet dekretimi i presidentit Meta, që Begaj të marrë detyrën e re.
Në orën 18:00, do të mblidhet Kuvendi për të votuar kandidatin për president. Prej votimit nuk pritet asnjë surprizë, pasi mazhoranca i ka 71 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.