LajmeMaqedoni

Trençevska: Nuk do të rritet pragu për marrjen e shtesës fëmijërore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se nuk do të rritet pragu për marrjen e shtesës fëmijërore – te shtesa arsimore, por vazhdimisht edhe në vitin 2023 do të rritet paga minimale sipas metodologjisë së re, sepse qëllimi i reformës sociale është më shumë të ardhura në familjet ku marrin pagë minimale.

“Qëllimi i reformës sociale në vitin 2019 ishte për familjet të cilat gjenden në rrezik social të përfshihen sa më shumë familje dhe për këtë ishte sjellë edhe shtesa fëmijërore arsimore jo vetëm për ata që janë me të ardhura të ulëta, por për të gjithë qytetarët. Megjithatë, nga ana tjetër qëllimi i reformës në pjesën e pagës minimale, gjegjësisht rritja e pagës minimale është që familjet të kenë të ardhura më të mëdha në kuadër të buxhetit të tyre. Dhe për këtë e rritëm pagën minimale në mars të vitit 2022 me zgjidhje sistemore e cila nënkupton rritje të vazhdueshme të pagave, gjegjësisht rritje të vazhdueshme të pagës minimale”, tha në pyetjen e gazetarëve Trençevska.

Paga minimale, shtoi ajo, do të rritet edhe në vitin 2023 sipas metodologjisë së re që do të nënkuptojë më shumë të ardhura në familjet që marrin pagë minimale.

“Prandaj qëllimi i Qeverisë nuk është t’i mbajë qytetarët në sistemin e mbrojtjes sociale, por që ata që janë më të cenuarit dhe ata që janë materialisht të pasigurt të mund të hyjnë në sistemin e mbrojtjes sociale. Dhe në këtë aspekt, ne nuk do ta ngremë pragun e regjistrimit për marrjen e shtesës për fëmijë – për shtesën arsimore, por do ta rrisim vazhdimisht pagën minimale. Numri i qytetarëve që humbën të drejtën e ndihmës për fëmijë nuk është i madh, jo më shumë se 500 fëmijë e humbën këtë të drejtë, që do të thotë se në familjen e këtyre 500 fëmijëve kemi më shumë të ardhura në buxhetin e familjes nëpërmjet rritjes së pagave”, theksoi ministrja.

Në lidhje me problemin e personave që janë pranues aktual të kujdes për person tjetër të cilët nuk mund ta vazhdojnë të drejtën për shkak të kushteve të ndryshuara në bankat, sepse kërkojnë prani fizike të personit, ndërsa bëhet fjalë për persona të cilët janë të shtrirë në shtrat, me demencë dhe sëmundje të ngjashme, Trençevska bëri thirrje që të gjithë që përballen me këtë problem të paraqesin problemin në Ministri.

“Do t’i ndihmojmë çdo personi i cili është i palëvizshëm me demencë. Do të bisedojmë me bankat. Me shumë banka bashkëpunojmë sepse përmes bankave paguajmë të drejtat e mbrojtjes sociale dhe fëmijërore, si dhe pensionet. Do ta zgjidhim problemin me Asociacionin e Bankave”, tha ministrja Trençevska.

Show More

Related Articles

Back to top button