LajmeMaqedoni

Sulmohet fizikisht bashkë me nënën e tij, policia e Tetovës arreston disa persona

Dje (12-dhjetor) në ora 14:15, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personat: Sh.A. (59), M.A. (46), B.S. (32) nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës, H.S. (34) dhe G.S. (70) nga Selca e Keçe e Tetovës, të cilët janë denoncuar nga 24-vjeçari S.N. nga Gradeci i Gostivarit se ai dhe nëna e tij 52-vjeçare rrethë orës 11.00 kanë qenë të sulmuar fizikisht në një shtëpi në Selcë të Keçe.

Sipas raportit, të njëjtit gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende prej druri, si dhe i kanë penguar të largohen me një automjet të cilin e kishin thirrur ndërkohë. Personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Show More

Related Articles

Back to top button