LajmeRajon

Gazetari kroat: Vuçiqi bëri tensionet në veri të Kosovës, pse i humbi Serbia në Kupë të Botës!

Gazetari kroat Gordan Duhaçek për gazetën Indeks të Kroacisë ka bërë një analizë interesante dhe ngapak sarkastike të asaj që po ndodh në veri të Kosovës.

Në atë shkrim sulmohet personaliteti i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të cilit i atribuohen tipare “narcistike”.

Duhaçek pretendon se Vuçiq po e bën këtë shfaqje në mënyrë që të shfaqet si shpëtimtar i kombit serb.

Ai e lidh një gjë të tillë edhe me humbjen e Serbisë në Kupën e Botës “Katari 2022”.

“Nëse kombëtarja e Serbisë në futboll nuk do të ishte eliminuar (turpshëm) nga Kupa e Botës në Katar, sot nuk do të shihnim përshkallëzimin e krizës në veri të Kosovës. Do ta shihnim presidentin serb Aleksandër Vuçiq – huliganin më të famshëm të Ballkanit – duke brohoritur me fanatizëm për nderin në Doha, duke bërë foto me sheikët arabë, të gjitha në një transmetim të përhershëm të drejtpërdrejtë në TV PINK.” – shkruan ai në hyrje të artikullit.

Por, ironia vazhdon më tej:

“Vuçiq do të shpjegonte për kohë të gjatë e gjerësisht se suksesi i kombëtares së futbollit ishte në të vërtetë i tiji, se ai – në stilin më të keq të Tuxhmanit – ndreqi taktikat për trajnerin Dragan Stojkoviq dhe urdhëroi se cilët lojtarë të futeshin në formacionin e parë…”

Ai pretendon se pikërisht pasi nuk funksionoi kombëtarja, ai nisi të paraqitej si shpëtimtar i popullit duke organizuar operacionin në veri.

Duhet të kujtojmë që Serbia ishte mposhtur nga Zvicra në Kupë të Botës “Katari 2022” duke u eliminuar në fazë të grupeve më 2 dhjetor. Ndërkohë, tensionet që ekzistonin prej më shumë kohësh do të rindizeshin më 6 tetor për shkak të zgjedhjeve e tash po vazhdojnë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq.

Show More

Related Articles

Back to top button