Pas ndeshjes në 1/8 e Botërorit në Katar, zviceranët iu drejtuan një cikli të ri kualifikimi për Kampionatin Evropian. “Helvetët” do të luajë në “Grupin I” me Rumaninë, Andorrën, Izraelin, Kosovën dhe Bjellorusinë. Për shkak të situatës aktuale politike, mediat vendase janë shumë të shqetësuara për ndeshjet jashtë fushe me Bjellorusinë dhe me Kosovën.
Gjegjësisht, më 25 mars, zviceranët do të luajnë jashtë fushe kundër Bjellorusisë dhe ka shumë gjasa që ajo ndeshje të zhvillohet në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se Bjellorusia është sanksionuar pjesërisht nga UEFA për shkak të luftës në Ukrainë dhe do t’i luajë ndeshjet e saj në një terren neutral, me shumë mundësi në Serbi! Bjellorusia luajti ndeshjen e Ligës së Kombeve në Novi Sad dhe ky fakt shkaktoi panik në mediat zvicerane.
Siç mëson “Kurir”, ka gjasa të mëdha që bjellorusët të luajnë sërish kualifikueset në Serbi. Qipro është gjithashtu një opsion, por për momentin ka më shumë gjasa të jetë Serbia. Gazeta zvicerane “Blick” përmend se ndeshja mund të zhvillohet edhe në Beograd.
“Për momentin nuk e dimë as ku do të luhet ndeshja me Bjellorusinë. Një nga opsionet është Qiproja, por padyshim edhe kryeqyteti serb, Beogradi. Në fakt, Bjellorusia tashmë ka luajtur ndeshje në Ligën e Kombeve në Serbi. Ndeshja në Beograd sigurisht që do të luhej pa praninë e tifozëve ”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës lokale, Robert Breiter.
Kjo vizitë i shqetëson jashtëzakonisht zviceranët për shkak të tensioneve që mbizotëruan gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Botërorin e Katarit. Serbët shkruajnë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë të mirëpritur në Serbi.
Kujtojmë se Shaqiri nuk ka shkuar në Serbi, për ndeshjen Liverpull – Crvena zvezda dhe arsyet nuk kanë të bëjnë me futbollin, sipas mediave serbe. Xherdani më vonë pranoi se ishte më mirë që ai të mos vinte në atë ndeshje. Për shkak të gjithë situatës me Xhakën dhe tensioneve politike, zviceranët i frikësohen edhe ndeshjes me Kosovën. Ndonëse kanë mbetur edhe dhjetë muaj deri në ndeshjen jashtë fushe në Prishtinë, situata e tensionuar në provincën jugore të Serbisë ka shqetësuar mediat zvicerane, të cilat po spekulojnë shumë nëse do të ketë kushte që ndeshja të zhvillohet./abcnews/