LajmeRajon

Gjendet i vdekur një person në qendrën e paraburgimit në Gjilan

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Ndërkaq, autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Show More

Related Articles

Back to top button