LajmeSport

Modriç: Messi e meriton ta fitojë Botërorin, ai është më i mirë në histori

Asi i Kroacisë, Luka Modriç, ka thënë se Lionel Messi e meriton ta fitojë Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kroacia mbrëmë u mposht nga Argjentina (3-0), në gjysmëfinalen e këtij Botërori.

Modriç për të cilin duket se ky Botëror do të jetë i fundit në karrierën e tij, mendon se Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Shpresoj që Lionel Messi ta fitojë këtë Botëror. Ai është lojtari më i mirë në histori dhe e meriton atë”, ka thënë Modriç.

Show More

Related Articles

Back to top button