Nga 6 qershori do të aplikohet formati i ri i Lejes së Qarkullimit për mjetet rrugore për të gjitha veprimet e reja me mjetin.
Sipas Kryeministrit Edi Rama qytetarët do përfitojnë në cilësi, siguri dhe besueshmëri të produktit si edhe kosto të reduktuara ndjeshëm të shërbimeve.
Rama ka postuar foto në Facebook dhe shkruan se ky model i ri është plotësisht në standardet e Bashkimit Evropian.
“Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%, tashmë leja e re e qarkullimit unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme. Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjeti”, shkruan Rama.