LajmeMaqedoni

Shkelja e kodit etik nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot debaton komisioni për regulloren e punës

Shkup, 6 qershor – Komisioni kuvendor për Rregulloren dhe imunitetin mandatar sot do të mbajë seancë.

Në rend dite të seancës është raporti për shkeljen e Kodit të Etikës nga deputeti Talat Xhaferi, i dorëzuar nga deputetët Dafina Stojanoska, Antonio Millososki, Eli Panova, Rashela Mizrahi, Aleksandar Nikoloski, Dayanco Eftimov, Aleksandar Veljanovski, Beti Stamenoska Trajkoska, Dragan Kovaçki, Toni Jarevski, Lidija Petkoska, Bojan Stojanoski, Velika Stojkova Serafimovska, Daniella Hristova, Ivanka Vasilevska, Bllagica Lasovska dhe Lupco Prenzov, nën arkivin nr. 30-2335/1 nga 18 maj 2022.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e fundit për media tha se nuk ndjen përgjegjësi t’u kërkojë falje zyrtarëve parlamentar të cilëve u ka drejtuar fjalë më të rënda. Ai nuk konsideron se ka shkelur Kodin e Etikës dhe thotë se për këtë çështje ka një procedurë që po vazhdon në organet e Kuvendit.

Show More

Related Articles

Back to top button