LajmeRajon

Reagon Vuçiq pas aplikimit të Kosovës në BE: Do të përgjigjemi sonte

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dje ka biseduar me përfaqësues evropian dhe amerikane lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Vuçiq pretendon se me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE, Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet.

Në kundërpërgjigje për këtë veprim, Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga disa shtete.

“Do të përgjigjemi sonte. Do të merrni përgjigje për rezolutën 1244 dhe për tërheqjen e njohjes së disa shteteve”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ajo që po e bëjnë disa vende të BE-së është shkelje e Traktatit të BE-së neni 49.

Show More

Related Articles

Back to top button