LajmeMaqedoni

Rikthehet rryma elektrike në “Hekurudhat-Transport”

Hekurudhat e RMV-së-Transport në mesditë sërish u bënë me rrymë, pasi sot në mëngjes EVN-ja për shkak të borxhit për fatura të papaguara i shkëputi nga rrjeti objektet e Ndërmarrjes së Hekurudhave në depon në Lisiçe dhe Veles. Informacionin se sërish kanë rrymë e konfirmuan edhe nga Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport”, prej ku thonë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nuk ka ndikuar mbi ecurinë e komunikacionit hekurudhor. EVN-ja u dha afat disa institucioneve mes të cilave edhe Qendra Klinike, Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport” dhe të tjera, që deri më 15 të këtij muaji ta shlyejnë borxhin për rrymë të konsumuar.

Show More

Related Articles

Back to top button